4 Prill 2023, 13:51
Nga k.m.
Eric Adams
NJU JORK- Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, paralajmëroi se autoritetet nuk do të lejojnë asnjë dhunë apo vandalizëm kur ish-presidenti amerikan Donald Trump të paraqitej në një gjykatë në Manhattan. Po ashtu, sipas mediave vendase, ai tha se të gjithë ata që do shkaktojnë vandalizëm do të arrestohen.
“Si gjithmonë, ne nuk do të lejojmë dhunë apo vandalizëm të asnjë lloji dhe nëse dikush kapet duke marrë pjesë në ndonjë akt dhune, ai do të arrestohet dhe do të mbahet përgjegjës, pavarësisht se kush jeni. Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: kontrolloni veten. Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia jonë, jo një shesh lojrash për zemërimin tuaj të gabuar,”- tha ai.
Ç'po ndodh me Trump?
Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet./Dosja.al
eric adams donald trump donald trump ne gjyq
Bota
4 Prill 2023, 13:40
a.l
Hashim Thaçi dhe Bill Clinton
HAGË- Ish-kreydiplomati kosovar, Petrit Selimi teksa po sot po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-pre...
Bota
4 Prill 2023, 13:27
a.l
Adil Behramaj
HAGË- Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka de...
Bota
4 Prill 2023, 13:21
a.l
Joe Biden dhe Hashin Thaçi
HAGË- Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka zbardhur para trupë...
Bota
4 Prill 2023, 13:15
f.i
Jens Stoltenberg
GJERMANI- Gjatë fjalimit jashtë selisë së NATO-s në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NAT...
Bota
4 Prill 2023, 13:13
a.l
Avokati mbrojtes i Thaçit
HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç ka deklaruar para trupës gjykuese se 6 akuzat pë...
Bota
4 Prill 2023, 13:02
a.l
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dëshmuar se është i pafajshëm para tru...
Bota
4 Prill 2023, 12:53
a.l
Hashim Thaçi
HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, George Keohe ka dëshmuar se Thaçi nuk ka pasur ndikim mbi komand...
Bota
4 Prill 2023, 12:45
a.l
Gregory Kehoe
HAGË- Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Gregory Keohe ka vijuar me publikimin e provave që synojnë të bindi...
Bota
4 Prill 2023, 12:32
a.l
Hashim Thaçi
HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiç ka prezantuar para tupës speciale gjykuese në...
Bota
4 Prill 2023, 12:20
a.l
Gregory Keohe
HAGË- Vijon seanca e dytë e gjyqit në Hagë. Fjalën e ka marrë avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim T...