Bota

Zhvillime në Bruksel/ Varhelyi takon Bislimin, flasin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Kjo pasi sot në Bruksel, pritet të mbahet raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

4 Prill 2023, 13:59 Nga k.m.
Zhvillime në Bruksel/ Varhelyi takon Bislimin, flasin për zbatimin e
Oliver Varhelyi dhe Besnik Bislimi

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Kjo pasi sot në Bruksel, pritet të mbahet raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

“E nisa ditën me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi. Kemi diskutuar agjendën e reformës së BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd-Prishtinë të jetë i suksesshëm,”- tha Varhelyi.

Sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pritet të takohen me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. 

oliver varhelyi besnik bislimi

Sondazh

Poll