Bota

Avokati i Thaçit zbulon MESAZHIN e Joe Biden për ish-presidentin në vitet '99: E di që nuk e kontrollon ti UÇK-në

Kehoe ka zbuluar mesazhin e Biden ndaj ish-presidentit Thaçi. “Unë e di që ti nuk e kontrollon UÇK-në”, i ka thënë Biden ish-presidentit të Kosovës. 

4 Prill 2023, 13:21 Nga a.l
Avokati i Thaçit zbulon MESAZHIN e Joe Biden për ish-presidentin
Joe Biden dhe Hashin Thaçi

HAGË- Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka zbardhur para trupës gjykuese në Hagë, një takim që ish-presidenti ka zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i SHBA. Kehoe ka zbuluar mesazhin e Biden ndaj ish-presidentit Thaçi. “Unë e di që ti nuk e kontrollon UÇK-në”, i ka thënë Biden ish-presidentit të Kosovës. 

Bombardimet funksionuan dhe edhe pse zoti Thaçi më tregon teksa u takova me të për disa orë se si ai bëri diçka – kjo është një mori e keqe. Ndikimi në rritje i UÇK-së në këtë proces ishte pikërisht ai, në rritje. Asnjë provë, asnjë. Ju mund të flisni për 1,500 luftëtarë, jo për 10,000. Më pyeti zoti Thaçi, më tha, jeni 29, si unë, kur ju morët detyrën. Keni ndonjë këshillë? Unë i thashë, mirë, nëse po pyesni, jam i lumtur t’ju them, megjithëse rrethana shumë të ndryshme. Ai tha, cila është këshilla juaj? I thashë nr. 1, mos e merr veten shumë seriozisht dhe, nr. 2, kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon ti UÇK-në”, ka shpjeguar avokati i Thaçit. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll