Bota

Antarësimi në Nato/ Stoltenberg: Nga sot neni 5 i NATO-s, 'të gjithë për një dhe një për të gjithë' vlen edhe për Finlandën

Nëni 5 i NATO-s nënkupton rregullin që kushdo shtet që sulmon Finlandën ushtarakisht, konsiderohet se ka sulmuar të gjithë aleancën dhe të gjithë aleatët do të përgjigjen së bashku ndaj agresionit

4 Prill 2023, 13:15 Nga f.i

 

Antarësimi në Nato/ Stoltenberg: Nga sot neni 5 i NATO-s,
Jens Stoltenberg

GJERMANI- Gjatë fjalimit jashtë selisë së NATO-s në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, tha se duke nisur nga sot, edhe Finlanda është pjesë e Aleancës së Atlantikut. Nëni 5 i NATO-s nënkupton rregullin që kushdo shtet që sulmon Finlandën ushtarakisht, konsiderohet se ka sulmuar të gjithë aleancën dhe të gjithë aleatët do të përgjigjen së bashku ndaj agresionit, shkruajnë mediat e huaja.

“Nga sot, neni 5 i Traktatit të NATO-s që vendos parimin “të gjithë për një, një për të gjithë” do të zbatohet edhe “për Finlandën”, e cila zyrtarisht po i bashkohet aleancës, Jam i lumtur që jam sekretari i përgjithshëm që mirëpret Finlandën si një anëtare të plotë të NATO-s dhe thjesht shikoni hartën për të kuptuar se sa strategjike dhe e rëndësishme është Finlanda për sigurinë e rajonit Baltik", -tha sekretari.

Finlanda do të bëhet anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nato), duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. 

 

jens stoltenberg antaresimi i finlandes ne nato

Sondazh

Poll