Bota

Ish-këshilltar i Thaçit: Prokuroria e 'Speciales' ka devijuar të vërtetën e UÇK-së

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Behramaj tha se beteja në Hagë është juridike.

4 Prill 2023, 13:27 Nga a.l
Ish-këshilltar i Thaçit: Prokuroria e 'Speciales' ka
Adil Behramaj

HAGË- Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Behramaj tha se beteja në Hagë është juridike.

Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage adil behramaj

Sondazh

Poll