Bota

Antarësimi i Finlandës në NATO/ Rusia ‘kërcënon’ me përfocimin e ushtrisë

Nërkohë zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko tha në një deklaratë se Rusia do të forcojë kapacitetin e saj ushtarak në rajonet e saj perëndimore dhe veriperëndimore në përgjigje të pranimit të pritshëm të Finlandës në NATO.

4 Prill 2023, 14:14 Nga f.i
Antarësimi i Finlandës në NATO/ Rusia
Alexander Grushko

UKRAINË- Kremlini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me anëtarësimin e afërt të Finlandës në NATO, duke thënë se Rusia do të detyrohet të marrë "kundërmasa" për të garantuar sigurinë e saj. Mediat e huaj raportojnë se Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti lëvizjen e Finlandës për të finalizuar anëtarësimin në NATO një "shkelje" ndaj sigurisë ruse, duke shtuar se aleanca ishte armiqësore ndaj Rusisë.

Nërkohë zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko tha në një deklaratë se Rusia do të forcojë kapacitetin e saj ushtarak në rajonet e saj perëndimore dhe veriperëndimore në përgjigje të pranimit të pritshëm të Finlandës në NATO.

“Një pjesë e masave tashmë janë shpallur. Ne do të forcojmë potencialin tonë ushtarak në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor. Në rast se forcat dhe asetet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në Finlandë, ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të garantuar sigurinë ushtarake të Rusisë”, -tha Grushko

Nuk është hera e parë që Rusia sugjeron se do të duhet të rikalibrojë ushtrinë e saj nëse Finlanda, e cila ndan një kufi afërsisht 800 milje të gjatë me Rusinë, i bashkohet NATO-s.

 

alexander grushko antaresimi i finlandes ne nato

Sondazh

Poll