Bota

ZBARDHET biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të Kosovës: Respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave është shumë e rëndësishme

Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm.

4 Prill 2023, 13:40 Nga a.l
ZBARDHET biseda telefonike Thaçi-Clinton pas çlirimit të
Hashim Thaçi dhe Bill Clinton

HAGË- Ish-kreydiplomati kosovar, Petrit Selimi teksa po sot po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij ka publikuar një transkrip nga biseda telefonike e zhvilluar nga presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-presidenti Hashim Thaçi pas çlirimit të Kosovës më 20 qershor të vitit 1999. Në këtë bisedë zbulohet se Clinton ka falenderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se një gjë e të tillë e ka bërë për të përparuar drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm.

"Transkripti i një bisede telefonike mes presidentit amerikan Bill Clinton dhe liderit kosovar Hashim Thaçi, 25 qershor 1999. Presidenti Clinton: "Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme [...] Pres me padurim t'ju takoj dhe e admiroj lidershipi juaj”, shkruan Petrit Selimi. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll