Bota

“Keqpërdorim i të dhënave të fëmijëve"/ Britania e Madhe gjobit 'TikTok' me 16 milionë dollarë

Vendimi erdhi për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve.

4 Prill 2023, 14:05 Nga f.i
“Keqpërdorim i të dhënave të fëmijëve"/
foto ilustruse

BRITANI- Mbikëqyrësi britanik i të dhënave njoftoi sot se Mbretëria e Bashkuar kishte gjobitur ‘TikTok’ me 16 milionë dollarë. Reuters raporton se vendimi erdhi për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve.

"Ka ligje në fuqi për t'u siguruar fëmijëve tanë të jenë po aq të sigurt në botën dixhitale sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt atyre ligjeve,"- tha Komisioneri i Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar John Edwards.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) raportoi se ‘TikTok’ lejoi 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar, nën moshën 13 vjeç që të përdorin platformën e saj në vitin 2020. Shkeljet e të dhënave ndodhën midis majit 2018 dhe korrikut 2020.

Gjoba e ICO-së pason lëvizjet e qeverive dhe institucioneve perëndimore në javët e fundit, duke përfshirë Britaninë e Madhe, për të ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

tik-tok britani gjobit tik tok

Sondazh

Poll