FOTOT- Me flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe, PAMJET nga protesta e sotme në Hagë
Pamje nga protesta HAGË- Në Hagë, pranë Gjykatës Speciale, është duke u mbajtur protestë nga qytetarë të ...
Ai është shprehur se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve.
HAGË- Prokurori Alex ëhiting në seancën e zhvilluar ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së është shprehur se akuzat kanë të bëjnë me ata dhe jo me gjithë UÇK-në. Gjatë fjalës së tij, ai tha se akuzat janë ngritur vetëm për ish-krerët e UÇK-së.
“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, ka thënë ëhiting.
Ai është shprehur se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve. Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” që të tregojnë për ato që kanë përjetuar.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
Pamje nga protesta HAGË- Në Hagë, pranë Gjykatës Speciale, është duke u mbajtur protestë nga qytetarë të ...
Alexandër Vuçiç SERBI-Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka uruar sot Jakov Milatoviç për zgjedhjen e tij si pre...
Hashim Thaçi dhe Alex Whiting HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi është piketuar nga prokurori Alex Whiting teksa ende po zhvill...
Foto ilustruse FRANCË- Banorët e Parisit kanë votuar sot për të ndaluar përdorimin e skuterëve elektrik. Mediat e huaja ...
Andrew dhe Tristan Tate RUMANI- Influencuesi Andrew Tate pretendoi në shkak për arrestimin e tij janë gratë që sipas tij për...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi u shpreh përballë togave të zeza në Hagë se nuk bie dakord...
Rexhep Selimi HAGË- Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar në deklarimin e tij të...
Von der Leyen, Marcon FRANCË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë sot në Paris. Mediat e huaja s...
Kadri Veseli HAGË- Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar para Gjykatës Speciale, se është i pafajshëm. Teksa ...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vetëdeklaruar i pafajshëm para togave të z...