Bota

'Shpreh keqardhje..'/ DEKLARATA e Veselit para togave të zeza në Hagë: Jam i pafajshëm

Veseli tha se e kupton por është i pafajshëm. 

3 Prill 2023, 10:06 Nga A.B
'Shpreh keqardhje..'/ DEKLARATA e Veselit para togave të zeza
Kadri Veseli

HAGË- Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar para Gjykatës Speciale, se është i pafajshëm. Teksa u pyet nëse e kupton akuzën që është ngritur ndaj tij, Veseli tha se e kupton por është i pafajshëm. 

Pyetja- A e kuptoni aktakuzën?

Veseli: E kuptoj

Pyetja- Konfirmoni vetëdeklarimin tuaj.

Veseli- Po gjithsesi e shpreh pakënaqësinë time, megjithatë ju falenderoj, tërësisht i pafajshëm.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll