Bota

Gjykimi në Hagë, Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës

Teksa u pyet nga trupa gjykuese nëse është i vetëdijshëm për akuzat që janë ngritur ndaj tij, Selimi u shpreh se i njeh e madje shtoi se është i pafajshëm. 

3 Prill 2023, 10:17 Nga A.B
Gjykimi në Hagë, Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar në deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm. Teksa u pyet nga trupa gjykuese nëse është i vetëdijshëm për akuzat që janë ngritur ndaj tij, Selimi u shpreh se i njeh e madje shtoi se është i pafajshëm. 

"Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës"

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

rexhep selimi kosova ne hage

Sondazh

Poll