“Skuterët burim aksidenti”, Parisi ndalon përdorimin e tyre
Foto ilustruse FRANCË- Banorët e Parisit kanë votuar sot për të ndaluar përdorimin e skuterëve elektrik. Mediat e huaja ...
Prokurori pretendon se provat e tyre do të dëshmojnë se Thaçi ka gënjyer dhe i ka mohuar deklaratat e dhëna duke ngritur pikëpyetje.
HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi është piketuar nga prokurori Alex Whiting teksa ende po zhvillohet gjyqi në Hagë. Sot, në fjalën e tij, Whiting tha se Thaçi në disa intervista para ZPS-së në Hagë kishte mohuar rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër,”- tha ai.
Prokurori pretendon se provat e tyre do të dëshmojnë se Thaçi ka gënjyer dhe i ka mohuar deklaratat e dhëna duke ngritur pikëpyetje.
“Provat që do të paraqiten në këtë gjykim, të nderuar gjykatës, do të tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh edhe me vetë deklaratat që z. Thaçi i ka dhënë herë të tjera, me deklaratat që kanë dhënë disa prej të akuzuarve dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim. Ndërkohë që do të dëgjoni provat e paraqitura gjatë këtij gjykimi, të nderuar gjykatës, ju sugjeroj t’ia bëni vetes këtë pyetje: përse z. Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i takon rolit të tij gjatë luftës dhe lidhur me UÇK-në? Nga çfarë donte të largohej? Çfarë po përpiqej të fshihte? Në fund, gjykimi që po fillon sot, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve,”-shtoi ai.
Foto ilustruse FRANCË- Banorët e Parisit kanë votuar sot për të ndaluar përdorimin e skuterëve elektrik. Mediat e huaja ...
Andrew dhe Tristan Tate RUMANI- Influencuesi Andrew Tate pretendoi në shkak për arrestimin e tij janë gratë që sipas tij për...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi u shpreh përballë togave të zeza në Hagë se nuk bie dakord...
Rexhep Selimi HAGË- Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar në deklarimin e tij të...
Von der Leyen, Marcon FRANCË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë sot në Paris. Mediat e huaja s...
Kadri Veseli HAGË- Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar para Gjykatës Speciale, se është i pafajshëm. Teksa ...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vetëdeklaruar i pafajshëm para togave të z...
Djali i Kadri Veselit HAGË- Shumë shqiptarë presin me ankth në Hagë, aty ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-krerëve t&eum...
KIEV- Zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck ka mbërritur për bisedime politike në Ukrainë në një vizit&eum...
Donald Trump Të martën Donald Trump do të dalë para një gjykatësi në Manhatan, duke shënuar rastin e parë n&eu...