Bota

Von der Leyen viziton sot Parisin, pritet të takohet me Macron

Von der Leyen do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, ku një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë.

3 Prill 2023, 10:08 Nga f.i
Von der Leyen viziton sot Parisin, pritet të takohet me Macron
Von der Leyen, Marcon

FRANCË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë sot në Paris. Mediat e huaja shkruajnë se Von der Leyen do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, ku një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi i shefit të Komisionit Eric Mamer tha në një postim në Twitter të hënën se të dy liderët do të diskutojnë çështje duke përfshirë luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, sektorin e energjisë dhe përgatitjet për udhëtimet e tyre në Kinë, duke përfshirë takimin e tyre të përbashkët me presidentin kinez Xi Jinping.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll