Bota

Vuçiç uron Milatoviçin për fitoren e tij: Do të keni gjithmonë një partner të besueshëm në Serbi

Ndër të tjera, Vuçiç i tha Milatoviqit se në Serbi do të ketë gjithmonë një partner të besueshëm në zhvillimin e dialogut politik.

3 Prill 2023, 11:22 Nga f.i
Vuçiç uron Milatoviçin për fitoren e tij: Do të
Alexandër Vuçiç

SERBI-Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka uruar sot Jakov Milatoviç për zgjedhjen e tij si president i ri i Malit të Zi, shkruajnë mediat serbe.

“Ju përgëzoj për fitorën tuaj ne zgjedhjet presidenciale, me bindjen se do të tregoni një vullnet të fortë për të ju ofruar qytetarëve të Malit të Zi një jetë në paqe dhe përparim”,- thuhet në mesazhin e tij.

Ndër të tjera, Vuçiç i tha Milatoviqit se në Serbi do të ketë gjithmonë një partner të besueshëm në zhvillimin e dialogut politik.

"Në Serbi do të keni gjithmonë një partner të besueshëm në zhvillimin e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, si dhe një mbështetje solide për një Ballkan paqësor dhe të qëndrueshëm. Së bashku me urimet, pranoni përshëndetjet e mia dhe shprehje vlerësimi të veçantë,”- thuhet në mesazhin e Vuçiç.

Kandidati i lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviç, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi kundër kreut aktual të shtetit, Milo Gjukanoviç.

jakov milatoviç aleksander vucic

Sondazh

Poll