Bota

"S'kam lidhje"/ Akuzat për krime lufte, dëshmia e Krasniqit në Hagë: E kam të vështirë ta kuptoj akuzën, nuk pajtohem

Krasniqi u shpreh se e ka të vështirë të kuptojë akuzën duke shtuar se është i pafajshëm. Po ashtu, ish-kreu i UÇK-së u shpreh se nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që është shkruar. 

3 Prill 2023, 10:20 Nga A.B
"S'kam lidhje"/ Akuzat për krime lufte, dëshmia e
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi u shpreh përballë togave të zeza në Hagë se nuk bie dakord me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Teksa iu kërkua që të tregonte nëse e kupton akuzën që është ngritur ndaj tij, Krasniqi u shpreh se e ka të vështirë duke shtuar se është i pafajshëm e se nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që është shkruar. 

‘E kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. S'kam asnjë lidhje me akuzat që lexoi prokuroja. Akuzën e kuptoj kështu siç është, por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet. Jam krejtësisht i pafajshëm.’- u shpreh Krasniqi.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll