Bota

Andrew Tate fajëson “gratë xheloze” për arrestimin e tij: Përfitojnë për të na çuar në burg, duan thjesht pazar

Tate, 36 vjeç dhe vëllai i tij Tristan Tate, 34 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra, Luana Radu, 32 vjeç dhe Georgina Naghel, 28 vjeç, u liruan nga burgu rumun, duke u vendosur në "arrest shtëpie". 

3 Prill 2023, 10:19 Nga k.m.
Andrew Tate fajëson “gratë xheloze” për arrestimin e
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Influencuesi Andrew Tate pretendoi në shkak për arrestimin e tij janë gratë që sipas tij përdorin sistemin për të 'ndëshkuar burrat'. Në dokumentet ligjore, Tate pretendoi se 'gratë xheloze që nuk dinë asgjë' kishin ideuar arrestimin e tij duke përdorur sistemin gjyqësor.

Tate, 36 vjeç dhe vëllai i tij Tristan Tate, 34 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra, Luana Radu, 32 vjeç dhe Georgina Naghel, 28 vjeç, u liruan nga burgu rumun, duke u vendosur në "arrest shtëpie". 

Në një postim në Twitter të dielën, Tate u premtoi ndjekësve të tij besnikë - të cilëve ai i referohet si 'G-s' - një përditësim në një email të gjithë çfarë ka ndodhur. Dokumentet ligjore, të cilat janë përkthyer nga rumanishtja nga The Sunday Times, tregojnë se vëllezërit Tate akuzohen se kanë përfituar nga dobësitë e grave dhe i detyrojnë ato të punojnë 12 orë në ditë me vetëm një pushim prej 5 minutash.

Sipas Dailymail, Tate tha në deklaratën e tij në Polici se: Gratë e kuptojnë se si të përdorin sistemin gjyqësor për të ndëshkuar burrat. Mendoj se këto deklarata kundër meje i japin ato gra xheloze ndaj meje, që nuk dinë asgjë dhe thjesht më kërkojnë para për të bërë pazar.

Pas lirimit të tyre, sipas një burimi pranë vëllezërve, gjërat e para që ata kërkuan ishin telefonat e tyre dhe një grumbull frutash të freskëta, të cilat i hëngrën me ekipet e tyre ligjore dhe të sigurisë. Ata lejohen të përdorin mediat sociale gjatë kohës që janë në arrest shtëpiak, por u ndalohet të kontaktojnë dëshmitarët.

Vëllezërit nuk mund të largohen nga kompleksi i tyre nëse nuk u jepet leja nga gjykata.

andrew tate arrestohet andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll