Bota

“Skuterët burim aksidenti”, Parisi ndalon përdorimin e tyre

90% e banorëve janë kundër përdorimit të  skuterëve, drejtuesit e të cilëve akuzohen për shkelje të rregullave të rrugës.

3 Prill 2023, 11:12 Nga f.i
“Skuterët burim aksidenti”, Parisi ndalon përdorimin e
Foto ilustruse

FRANCË- Banorët e Parisit kanë votuar sot për të ndaluar përdorimin e skuterëve elektrik. Mediat e huaja raportojnë se nga rezultati i votave, 90% e banorëve janë kundër përdorimit të  skuterëve, drejtuesit e të cilëve akuzohen për shkelje të rregullave të rrugës.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo iu referua referendumit si një sukses dhe tha se rezultati i tij ishte shumë i qartë.

“Skuterët janë burim tensioni dhe shqetësimi për parisienët dhe një ndalim i tyre do të zvogëlonte shqetësimin në hapësirat publike. Nuk do të ketë më skuter në Paris nga 1 shtatori,”- tha ajo.

Ndërsa përdorimi i automjetit me dy rrota u rrit në popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve, u rrit edhe numri i aksidenteve, ku në vitin 2022, tre persona vdiqën dhe 459 u plagosën në aksidentet e raportuara me skuter në Paris.

“Skuterët janë bërë armiku im më i madh. Unë kam frikë prej tyre,”-tha Suzon Lambert, një mësuese 50-vjeçare nga Parisi.

parisi ndalon perdorimin e skuterit paris anne hidalgo

Sondazh

Poll