Bota

Zv.kancelari gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga nisja e luftës, në fokus bashkëpunimi në sektorin energjitik

Bisedimet thuhet se do të fokusohen në bashkëpunimin për të rizhvilluar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

3 Prill 2023, 10:03 Nga k.m.

Zv.kancelari gjerman viziton Ukrainën për herë të parë

KIEV- Zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck ka mbërritur për bisedime politike në Ukrainë në një vizitë të paparalajmëruar. Ai dhe një delegacion i biznesit të vogël do të fokusohen në sektorin e energjisë. Habeck tha se qëllimi i bisedimeve ishte t'i jepnin Ukrainës shpresë se vendi do të rindërtohet pas luftës.

Bisedimet thuhet se do të fokusohen në bashkëpunimin për të rizhvilluar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë i Gjermanisë, tha se vendimet për investime ose ishin marrë tashmë, ose do të merreshin së shpejti.

Gjatë vizitës së tij, Habeck shoqërohej nga një delegacion i biznesit të vogël duke përfshirë Siegfried Russwurm, president i Federatës së Industrive Gjermane. Russwurm e përshkroi udhëtimin si një "sinjal për ukrainasit që edhe industria gjermane ishte me ta".

Kjo është vizita e parë e Habeck në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt 2022.

Gjermania është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Ukrainës, pavarësisht kritikave fillestare se ajo kishte qenë shumë hezituese për të ndihmuar. Së fundmi, Berlini i ka siguruar Kievit 18 tanke luftarake Leopard 2, që janë ndër armët më të fuqishme në arsenalin e Perëndimit./DW

robert habeck robert habeck ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll