Bota

Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Protesta në Hagë, djali i Kadri Veselit pret vendimin për të atin

Klestori me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.

3 Prill 2023, 09:50 Nga A.B
Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të
Djali i Kadri Veselit

HAGË- Shumë shqiptarë presin me ankth në Hagë, aty ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së.  Në mesin e shumë protestuesve, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Ai me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.

Sot në Gjykatën e Hagës ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll