Bota

'Serbia duhet të mbrojë miqtë tradicionalë'/ Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiç tha se Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë. 

31 Mars 2023, 22:22 Nga a.l
'Serbia duhet të mbrojë miqtë tradicionalë'/
Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se ka vendosur që shteti që drejton të mos i vendosë sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Ai mendon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe se është i saktë edhe tanis, shkruan Aljazeera. 

Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiç tha se Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë. 

Do të ketë vendime të tilla, ju duhet të luftoni dhe të ecni përpara, por gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë dhe të ruajmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Nga ana tjetër Vuçiç duke iu drejtuar qytetarëve në Kralevë, në kuadër të vizitës së tij në rrethin e Rashit, tha se situata në botë është gjithnjë e më komplekse dhe e vështirë, sepse luftës në Ukrainë nuk i duket fundi dhe se Serbia, si një vend i vogël, duhet të gjejë vendin e saj dhe të mbijetojë.

 

vladimir putin aleksander vucic

Sondazh

Poll