Bota

Arrestohet autori i sulmit të armatosur në zyrat e partisë opozitare në Stamboll

Partia IYI është pjesë e një aleance opozitare prej gjashtë partish, e cila ka zgjedhur Kemal Kilicdaroglu, kreun e opozitës kryesore të Partisë Popullore Republikane (CHP) të Turqisë si kandidatin e tyre për të sfiduar presidentin Tajip Erdogan në zgjedhjet e 14 majit.

31 Mars 2023, 22:13 Nga k.m.
Arrestohet autori i sulmit të armatosur në zyrat e partisë
Pamjet nga shenjat e plumbave

STAMBOLL- Ndërtesa e një partie opozitare turke në Stamboll u qëllua me dy plumba gjatë natës. Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu citoi më vonë Policinë, e cila pretendon se të shtënat kishin ardhur si pasojë e ndjekjes që një roje që po ndiqte disa hajdutë. Megjithatë autori i sulmit është arrestuar.

Kryetarja e partisë IYI, Meral Aksener tha për mediat turke se: Kjo është një përpjekje për të trembur anëtarët e një partie politike vetëm një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve. Kjo është e papranueshme. Ju nuk mund të na trembni, por kjo është një fyerje për votuesit.

Partia IYI është pjesë e një aleance opozitare prej gjashtë partish, e cila ka zgjedhur Kemal Kilicdaroglu, kreun e opozitës kryesore të Partisë Popullore Republikane (CHP) të Turqisë si kandidatin e tyre për të sfiduar presidentin Tajip Erdogan në zgjedhjet e 14 majit.

Zgjedhjet e muajit të ardhshëm shënojnë sfidën më të vështirë politike ende për Erdoganin, i cili ka udhëhequr vendin për dy dekada, por ka parë rënien e popullaritetit të tij mes një krize ekonomike dhe reagimit pas një tërmeti shkatërrues në Turqinë juglindore./Reuters

meral aksener turqi

Sondazh

Poll