Bota

'Situata në botë është gjithnjë e më e vështirë'/ Vuçiç: Serbia duhet të gjejë një vend për vete dhe të mbijetojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot në Kralevë se situata në botë është gjithnjë e më komplekse dhe e vështirë, sepse luftës në Ukrainë nuk i duket fundi dhe se Serbia, si një vend i vogël, duhet të gjejë vendin e saj dhe të mbijetojë.

31 Mars 2023, 21:59 Nga a.l
'Situata në botë është gjithnjë e më e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot në Kralevë se situata në botë është gjithnjë e më komplekse dhe e vështirë, sepse luftës në Ukrainë nuk i duket fundi dhe se Serbia, si një vend i vogël, duhet të gjejë vendin e saj dhe të mbijetojë.

"Marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha, Kinës dhe SHBA-së, Kinës dhe Evropës, dhe fuqive të mëdha perëndimore dhe Rusisë po ndërlikohen gjithnjë e më shumë, dhe në një mënyrë gjithnjë e më të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm përmes Ukrainës”, tha Vuçiç duke iu drejtuar qytetarëve në, Kralevë, në kuadër të vizitës së tij në rrethin e Rashit.

Ai ka theksuar se në një situatë të tillë Serbia duhet ta gjejë vendin e saj nën Diell, të mbijetojë dhe të jetë e saja.

aleksander vucic

Sondazh

Poll