Bota

Propozimi i armëpushimit/ Peskov: Putin do të bisedojë me Lukashenkon javën e ardhshme

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin do të bisedojë me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko javën e ardhshme për thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. 

31 Mars 2023, 22:04 Nga a.l
Propozimi i armëpushimit/ Peskov: Putin do të bisedojë me
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin do të bisedojë me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko javën e ardhshme për thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. 

Peskov shtoi se disa pjesë të propozimit kinez për paqen në Ukrainë janë të parealizueshme sepse Ukraina ndjek urdhrat perëndimore për të mos negociuar me Moskën.  Kujtojmë se sot, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko propozoi  shpalljen e armëpushimit në Ukrainë dhe vendosjen e një armëpushimi, ku asnjëra palë nuk do të kishte të drejtë të rigruponte trupat e saj.

dmitry peskov

Sondazh

Poll