Bota

Kokainë në banane, Policia greke kap në Pire ngarkesën me 20 pako drogë nga Ekuadori

Anija me flamur të Hong Kongut ishte nisur nga Ekuadori e ngarkuar me banane dhe kishte si destinacion Nicomedian në Turqi.

31 Mars 2023, 22:05 Nga k.m.
Kokainë në banane, Policia greke kap në Pire ngarkesën me 20
Kokaina e sekuestruar

PIRE- 20 pako kokainë me një peshë totale bruto prej 17.598 kg u gjetën në një anije me kontejnerë në Pire. Sipas mediave greke, anija me flamur të Hong Kongut ishte nisur nga Ekuadori e ngarkuar me banane dhe kishte si destinacion Nicomedian në Turqi.

Lënda narkotike, trafikimi i të cilave do të sillte një përfitim financiar me një vlerë totale mbi 600 mijë euro, u zbuluan nga ekuipazhi i anijes me pajisje elektrike.

greqi

Sondazh

Poll