31 Mars 2023, 20:58
Nga a.l
Foto ilustruese
KROACI- Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa. Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.
Mustafa Ruzhniç, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.
“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët emigrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniç për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.
Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e emigrantëve nga Kroacia. Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha për REL-in se sipas marrëveshjes për ripranimin midis Bosnjes dhe Kroacisë, emigrantët sillen në pikën kufitare.
“Kjo është një procedurë e rregullt dhe kjo është ajo që ne bëjmë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, sipas marrëveshjes me ato vende, ndërkaq ata më pas i kthejnë në vendet, të cilat i kthejnë në vendet e tjera”, tha Admir Malagiç, zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se për cilët emigrantë bëhet fjalë. Në Qendrën e Përkohshme Lipa janë akomoduar rreth 150 emigrantë. Kjo qendër drejtohet nga Shërbimi për çështjet me të huajt të Bosnje e Hercegovinës.
Qendra është e pajisur dhe mund të strehojë rreth 1.500 emigrantë./REL
emigrantet ne kroaci
Bota
31 Mars 2023, 20:50
a.l
Vullkani Nevado del Ruiz në Kolumbi
KOLUMBI- Shërbimi Gjeologjik Kolumbian (SGC) njofton se vullkani Nevado del Ruiz mund të shpër...
Bota
31 Mars 2023, 20:54
k.m.
Andrew dhe Tristan Tate
RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan do të lirohen nga qelia e paraburgimit. Ndaj tyre ka ndryshuar masa e...
Bota
31 Mars 2023, 20:33
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se 11 persona kanë...
Bota
31 Mars 2023, 20:27
a.l
Tik Tok
NATO ka njoftuar zyrtarisht se do të ndalojë përdoprimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëve, pas dyshimeve në rritje ...
Bota
31 Mars 2023, 20:15
a.l
Zjarret në Spanjë
SPANJË- Situata e zjarreve në Spanjë ka dalë jashtë kontrollit. Mediat e huaja raportojnë se m&e...
Bota
31 Mars 2023, 19:58
a.l
Aksident në Zvicër
ZVICËR- Një aksident i rëndë hekurudhor raportohet në Zvicër. Mediat e huaja raportojnë se ...
Bota
31 Mars 2023, 19:50
k.m.
Carlo Vicentini
ITALI- Një mjek italian vrau gruan dhe dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi sot pasdite, n&...
Bota
31 Mars 2023, 19:48
a.l
Foto ilustruese
KANADA- Gjashtë refugjatë kanë humbur jetën pasi tentuan të kalonin me varkë pranë kufirit SHBA-Kanada. ...
Bota
31 Mars 2023, 19:40
a.l
KINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është kritikuar lidhur me fjalimin një javë më parë të s...
Bota
31 Mars 2023, 19:27
a.l
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar sot se një luftë e tretë botërore s...