Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Osmani takim me QUINT-in, BE-në dhe OSBE-në, zbardhen diskutimet

Siç është bërë e ditur, Osmani ka shkuar për takim me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

31 Mars 2023, 22:16 Nga a.l
Dialogu Kosovë-Serbi/ Osmani takim me QUINT-in, BE-në dhe
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovws Vjosa Osmani ka zhvilluar sot nwj takim me përfaqësuesit e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së. Osmani bwn me dije se në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbisë dhe tema të tjera. Siç është bërë e ditur, Osmani ka shkuar për takim me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Dialogu Kosovë-Serbi/ Osmani takim me QUINT-in, BE-në dhe
Foto nga takimi

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll