Bota

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Brazil, kontrabandonte "lumë" kokaine drejt Europës, 15 në pranga

15 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar pasuri në vlerë prej më shumë se 80 milionë eurosh.

31 Mars 2023, 21:27 Nga k.m.
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Brazil,
Foto ilustruese

BRAZIL- Autoritetet braziliane dhe evropiane kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh droge që solli sekuestrimin e më shumë se 17 tonë kokainë në Evropë. Sipas Europol, gjithsej 15 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar pasuri në vlerë prej më shumë se 80 milionë eurosh.

Ai shtoi se policia evropiane dhe e Amerikës Latine kanë thyer një nga "rrjetet kriminale më aktive në Brazil", që pretendohet se kanë mbushur Europën me tonelata kokainë.

Policia Federale braziliane, nga ana e saj, njoftoi se hetimi zgjati dy vjet, gjë që solli vërtetimin për trafikimin 17 tonë drogë në Evropë. Kokaina prodhohej në Bolivi dhe më pas një transportues paraguaian e transportonte drogën në Brazil me kamion. Kokaina më pas shkonte në Evropë me anije të mëdha mallrash. Kompanitë e transportit kamufluar drogën në dërgesa të ligjshme pa e ditur pronarët e tyre.

Brazili është një nga qendrat e tregtisë ndërkombëtare të drogës, sepse aty mbërrin kokaina e prodhuar në vende si Kolumbia, Bolivia apo Peruja dhe më pas dërgohet nga deti në Evropë apo Afrikë.

brazil

Sondazh

Poll