Bota

Takimi Kovaçevski-Brnabiç: Nga Open Balkan përfitojnë të gjithë, kritikat janë politike

Kovaçevski tha se nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë.

31 Mars 2023, 21:14 Nga a.l

Takimi Kovaçevski-Brnabiç: Nga Open Balkan përfitojnë

SERBI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij ruse, Ana Brnabiç, në një vizitë zytare në Beograd. Gjatë fjalës së saj, Brnabiç deklaroi se Ballkani i Hapur është zgjidhje pragmatike dhe e zgjuar. Ndërsa njoftoi se më 1 korrik do të fillojë zbatimi dhe shpërndarja e një numri unik identifikimi, i cili do të mundësojë lëvizjen më të lehtë të fuqisë punëtore. Si Kovaçevski dhe Bernabiç kritikat ndaj Ballkanit të Hapur i cilësuan politike.

"Iniciativa është në interesin e të gjithëve dhe shpresoj që kur të shohin përfitimet për 2023 dhe 2024, edhe të tjerët në rajon do të duan të bashkohen. Është gjithashtu një simbol i mirë për brezin e ri që Ballkani mund të jetë ndryshe dhe e ardhmja jonë shumë më e bukur. Dhe në këtë kuptim, kur shikoni hulumtimin e Bankës Botërore, GDP-ja jonë mund të rritet me 7 për qind. Kjo është e pabesueshme për sa i përket cilësisë së jetës së të gjithëve dhe shifrat thonë gjithçka dhe janë të qarta", tha Brnabiç. 

Kovaçevski tha se nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë.

"Nuk më pëlqen kur dikush shpall projekte për përmirësimin e kontrollit kufitar. Ne nuk kemi nevojë për to, unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij brenda BE-së. Çdo iniciativë ka kundërshtarë, por kritikat janë të bazuara në supozime, jo në realitet. Ajo që thamë për përfitimet ekonomike, sa është shkurtuar koha, iniciativa funksionon. Ballkani i Hapur, një nismë origjinale e bazuar në katër liritë dhe nga politika ekonomike, është një nisme në proces, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria dhe Mali i Zi", tha ai. 

Bashkë me një delegacion të gjerë qeveritar, Kovaçevski ndodhet ne Beograd këto ditë ku firmosi me palën serbe tri memorandume bashkëpunimi.

dimitar kovaçevski ana brnabiç

Sondazh

Poll