Aktualitet

Artan Hoxha publikon foton dhe emrin: Ky është ekzekutori i Santiago Malkos, vrau Harizajn dhe tentoi të eliminonte Ferdinand

25 Shtator 2019, 18:51 Nga DOSJA
Artan Hoxha publikon foton dhe emrin: Ky është ekzekutori i Santiago

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar emrin dhe foton e personit që mendohet se ka ekzekutuar ish-policin Santiago Malko.

I ftuar në studion e lajmeve të “Report tv”, Hoxha u shpreh se një nga ekzekutorët mendohet të jetë Fatmir Hyseni, një person nga Vlora që njihet me nofkën “Ndoçja”.

“Ky personi që shihni në foto është Fatmir Hyseni. Dua që regjia ta mabjë të foksusuar për pak, pasi ky është personi që e ka azkekutuar. Ai njihet si “Ndoçja” dhe quhet Fatmir Hyseni. Ai është një person mjaft i njohur në botën e krimit.

Hyseni ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Edison Harizajt. Ai mendohet se është ekzekutori i Harizajt, ngjarje e ndodhur në Durrës. “Ndoçja” mendohet të ketë marrë pjesë gjithashtu edhe në atentatin e zhvilluar në Vlorë, ku shënjestra Ferdinand Llanaj shpëtoi. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një fëmijë,– tha Hoxha.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutuar mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”.

Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. Ndërkohë në pranga ka rënë Blendi Teta.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ekzekutori i santiago malkos fatmir hyseni ekzekutohet santiago malko ekzekutori i santiago malkos fatmir hyseni

Sondazh

Poll