Aktualitet

Gomonet në Greqi, Artan Hoxha plas ‘bombën’: E dorëzuan ‘ngarkesën’, po ktheheshin nga Turqia. Pati shkëmbim zjarri

25 Shtator 2019, 18:27 Nga DOSJA
Gomonet në Greqi, Artan Hoxha plas ‘bombën’: E

TIRANË– Gazetari Artan hoxha ka zbardhur detaje të reja nga megaoperacioni që u zhvillua në ujërat greke ku në pranga përfunduan dy shqiptarë dhe një italian.

I ftuar në studion e lajmeve të “Report Tv”, Hoxha tha se gomonet po vinin nga Turqia dhe se brenda tyre nuk kishte drogë. 

Gomonet vinin nga Turqia dhe brenda tyre nuk kishte drogë. Pati edhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Transporti i drogës bëhet me mjete të fuqishme lundruese dhe trafikantët shqiptarë e kryejnë brenda 48 orësh itinerarin Shqipëri-Turqi-Shqipëri. Kur u pikasën ishin bosh, e kishin dorëzuar ‘ngarkesën’ në Turqi,– tha gazetari

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion pasditen e sotme teksa ndiqte dy gomone. Mediat greke shkruajnë se gomonet ishin me drogë dhe se brenda tyre ndodheshin tre trafikantë, dy shqiptarë dhe një italian. 

Të njëtat burime theksojnë se destinacioni i drogës ishte Turqia. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit shprehet se në gomone nuk ka pasur drogë dhe se ato nuk janë nisur nga Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare dhe 1 italian greqi shkembim zjarri ne ujerat greke arrestohen dy shqiptare dhe 1 italian greqi shkembim zjarri ne ujerat greke

Sondazh

Poll