Aktualitet

Aksident në Tiranë, kamioni përplas të riun tek “Pallati me Shigjeta”

25 Shtator 2019, 17:26 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, kamioni përplas të riun tek

TIRANË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Mësohet se i riu ishte me biçikletë në momentin që kamioni e përplasi. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariatin e policisë për procedura të mëtejshme. 

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ,ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane kamioni perplas te riun aksident ne tirane kamioni perplas te riun

Sondazh

Poll