Aktualitet

VIDEO/ Me duart lart, dorëzohen trafikantët që futën drogë me gomone në Greqi, policia u drejton snajperat

25 Shtator 2019, 17:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Me duart lart, dorëzohen trafikantët që futën

GREQI– Janë publikuar pamjet e para nga operacioni për kapjen e dy gomoneve në ujërat greke që tentuan të fusnin drogë në Turqi.

Mediat greke kanë publikuar videon ku shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar një prej gomoneve në Mitilini, me 3 trafikantë në bord.

Policët u drejtojnë armët personave që ndodhen në bord, ndërsa këta të fundit ngrenë duart lart dhe dorëzohen.

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion pasditen e sotme teksa ndiqte dy gomone. Mediat greke shkruajnë se gomonet ishin me drogë dhe se brenda tyre ndodheshin tre trafikantë, dy shqiptarë dhe një italian. 

Të njëtat burime theksojnë se destinacioni i drogës ishte Turqia. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit shprehet se në gomone nuk ka pasur drogë dhe se ato nuk janë nisur nga Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne ujerat greke shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge operacion ne ujerat greke shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge

Sondazh

Poll