Aktualitet

Shkëmbim zjarri në mes të detit/ Grekët ndjekin si në filma trafikantët shqiptarë, 3 të arrestuar, mes tyre një italian

25 Shtator 2019, 14:17 Nga DOSJA
Shkëmbim zjarri në mes të detit/ Grekët ndjekin si në

GREQI– Një ndjekje si nëpër filma e trafikantëve të drogës është zhvilluar pasditen e sotme në ujërat greke. 10 gomone greke dhe 1 helikopter janë vënë në ndjekje të 2 gomoneve shqiptare të cilat kanë kaluar në portin e Lesvosit.

Mediat greke kanë  publikuar edhe video nga momenti kur tre personat që ndodheshin në gomone janë vënë në pranga. Me duart lart, dy shqiptarët shihen në videon e publikuar nga mediat e vendit fqinj teksa dorëzohen bashkë me italianin, përpara snajperëve të efektivëve grekë.

Të njëjtat burime shkruajnë se gomonet janë nisur nga Shqipëria me drogë, kanë kaluar në ujërat greke dhe se destinacion kishin Turqinë. 

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe Policia e Shteti. Sipas deklaratës zyrtare, policia shprehet se gomonet nuk janë nisur nga Shqipëria dhe se brenda tyre nuk ka pasur drogë. 

Këtë të fundit e ka pohuar edhe gazetari Artan Hoxha. I ftuar në studion e lajmeve të “Report tv”, Hoxha tha se brenda gomoneve nuk kishte drogë, pasi mjetet lundruese po ktheheshin nga Turqia.

Sipas gazetarit, ‘ngarkesa’ është dorëzuar tashmë.

(F.g/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge

Sondazh

Poll