Aktualitet

Gomonet në Greqi, reagon Policia: Janë ndaluar dy shqiptarë, s’kishte drogë, s’janë nisur nga Shqipëria

25 Shtator 2019, 15:18 Nga DOSJA
Gomonet në Greqi, reagon Policia: Janë ndaluar dy shqiptarë,

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në ujërat greke ku dy gomone shqiptare janë ndaluar nga rojet bregdetare greke.

Sipas Policisë, nuk ka asnjë informacion se gomonet s’janë nisur nga Shqipëria dhe se brenda tyre nuk është gjetur lëndë narkotike. 

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit,”-deklaroi Policia

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se:
Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.

Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë.

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion pasditen e sotme teksa ndiqte dy gomone. Mediat greke shkruajnë se gomonet ishin me drogë dhe se brenda tyre ndodheshin tre trafikantë, dy shqiptarë dhe një italian.

Të njëtat burime theksojnë se destinacioni i drogës ishte Turqia.

k.m/f.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge policia e shtetit shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge

Sondazh

Poll