Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, 4 në pranga, sekuestrohen 800 kilogramë drogë

25 Shtator 2019, 12:39 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, 4 në

SPANJË-Policia e spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.në një rrethinë jugore të Katalonjës.

Tre shtetasit shqiptarë dhe italiani janë arrestuar nën akuzën e kultivimit  dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro.

Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.

Ndërsa, në një tjetër operacion të policisë spanjolle, u arrestua një shqiptar që ishte në kërkim prej kohësh.

Shqiptari 33 vjeç u ndalua në Valencia dhe se prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e autoriteteve. Ndalimi i tij është bërë, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar për të urdhër arrest ndërkombëtar për trafik droge.

(a.c, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shqiptare kultivim droge spanje arrestohen 4 shqiptare kultivim droge spanje

Sondazh

Poll