Aktualitet

Operacion i gjerë në Itali, shkatërrohet grupi që trafikonte kokainë. Arrestohen disa shqiptarë (EMRAT+FOTO)

25 Shtator 2019, 16:37 Nga DOSJA
Operacion i gjerë në Itali, shkatërrohet grupi që trafikonte

ITALI- Një operacion i gjerë është zhvilluar sot në Itali, ku janë arrestuar 13 persona për trafikim kokaine. Sipas mediave vendase mësohet se mes të arrestuarve janë dhe disa shqiptarë. Operacioni u zhvillua këtë mëngjes ku karabinierët të ndihmuar nga dy njësive qendore dhe një helikopter kanë kryer arrestimet. Shumica e të arrestuarve do të qëdnrojnë në burg, dy në arrest në shtëpi dhe një me detyrim paraqitje. Të gjithë akuzohen për kultivim, transport dhe trafikim të lëndëve narkotike.

HETIMET

Hetimet filluan në mars 2018, fal raporteve dhe më pas zbulimit të makinave të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike, çka bëri të mundur konstatimin e një grupi në zonë të drejtuar nga disa shqiptarë. Mediat lokale italiane shkruajnë se grupe kryente trafikun e drogës nga Shqipëria dhe Gjermania. Substanca narkotike transportoheshin me makina speciale që ishin modifikuar posaçërisht për transportin e drogës. Më tej shtohet se trafikimi i drogës është i organizuar nga dy shqiptarë dhe një rumun.

MIDIS TRAFIKANTËVE, NJË INFERMIERE

Ndër personat e përfshirë në operacionin “Bazar” ishte një infermiere nga Ostia që herë pas here furnizonte vendin e tregut të Fiugg. Gjatë operacionit, u sekuestruan një kilogram dhe 130 grmmi hashash, 370 gram kokainë dhe shuma të mëdha parash të krijuara nga veprimtaria e paligjshme.

TË ARRESTUARIT

Deri tani janë disa nga emrat e të arrestuarve: Myftar Balliu, 27 vjeç, i njohur si Angelo i lindur në Shqipëri por që jeton në Ferentino; Mateo Balliu, 22 vjeç, gjithashtu banues në Fansino, si dhe Fjoralb Fejzo, 22 vjeç, banues në Ferentino. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali mateo balliu myftar balliu operacioni bazar arrestohen shqiptaret ne itali mateo balliu myftar balliu operacioni bazar

Sondazh

Poll