Aktualitet

Foto që të thyejnë zemrën/ Nëna shqiptare fle mbi varrin e djalit të vdekur: Ma morën pa i dhënë lamtumirën, dua drejt

25 Shtator 2019, 17:07 Nga DOSJA
Foto që të thyejnë zemrën/ Nëna shqiptare fle mbi

ITALI– Një nënë shqiptare është futur në grevë urie dhe fle mbi varrin e djalit të saj të vdekur. Lena Dodaj jeton prej vitesh në Itali, por që prej 18 tetorit të vitit 2011 vajton për humbjen e të birit Mariglenos. Ky i fundit pësoi një aksident teksa punonte dhe humbi jetën në moshën 25-vjeçare.

Por e ëma nuk dorëzohet dhe kërkon drejtësi, pasi autoritetet italiane e kanë mbyllur çështjen ndaj ndërmarrjes ku punonte djali i saj.

Prej disa ditësh ajo është futur në grevë urie dhe fle mbi varrin e Maringlenos së ndjerë. Lena mendon se i është bërë padrejtësi dhe se në spital nuk e kanë lënë ta shohë djalin. Ajo shprehet se do të vazhdojë të flejë mbi varrin e djalit derisa të rihapen hetimet për çështjen e të birit.

Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer autopsia. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. M’u mohua e drejta për të parë djalin tim në spital, as nuk munda t’i thosha lamtumirë. E pashë vetëm në arkivol. Më thanë që kishte hyrë në sallën e operacionit, por realisht vdiq në urgjencë,”- shprehet Dodaj.

Kjo është hera e dytë që nëna shqiptare proteston në këtë mënyrë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Në qershor të vitit 2017 ajo veproi në të njëjtën mënyrë, por s’u bë asgjë.

Maringleno Dodaj ra nga çatia e ndërmarrjes ku po punonte. Ai vdiq në spital dhe prokuroria e konsideroi si aksident në punë. Mjekët janë shprehur se kanë bërë aq sa kanë munduar në sallën e operacionit.

Nga ana tjetër, e ëma e të ndjerit shprehet se i biri ka vdekur në urgjencë dhe se mjekët e kanë gënjyer. Lena Dodaj u ka dërguar shkresa ministrive italiane Presidencës, por deri tashmë si përgjigje ka marrë vetëm heshtje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lena dodaj fle mbi varrin e djalit maringleno dodaj nena shqiptare lena dodaj fle mbi varrin e djalit maringleno dodaj nena shqiptare

Sondazh

Poll