Aktualitet

Qëlloi me pushkë në ajër në mes të natës, arrestohet 51-vjeçari nga Fieri

25 Shtator 2019, 11:50 Nga DOSJA
Qëlloi me pushkë në ajër në mes të natës,

PATOS- Një 51-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë magazinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari kishte qëlluar në orët e vona të mbrëmjes, duke shqetësuar të gjithë komunitetin. 

Pas marrjes së njoftimit, Policia ka arrestuar 51-vjeçarin nga Fieri me iniciale A.B., në banesën e të cilit u gjet edhe pushka me 3 krehëra me fishekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Patos, Fier

Qëlloi në ajër me armë zjarri, identifikohet dhe vihet në pranga nga Policia

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën kishte qëlluar në ajër, si dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Shërbimet e Policisë pas telefonatës së marrë në numrin 112 se në Grizë, Patos, në orët e vona të mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionin e marrë nga banorët, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.B., 51 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pranë magazinës së tij. Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 3 krehëra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier qelloi me arme ne ajer fier qelloi me arme ne ajer

Sondazh

Poll