Aktualitet

Kapen 184 celularë kontrabandë në Rinas, arrestohet poseduesi që vinte nga Stambolli

25 Shtator 2019, 11:25 Nga DOSJA
Kapen 184 celularë kontrabandë në Rinas, arrestohet poseduesi

TIRANË-Autoritetet doganore në Rinas kanë kapur 184 celularë kontrabandë. Ndërsa në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.|B, i  cili po vinte nga Stambolli.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.,”-njofton policia.

Poseduesi i celularëve u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person celulare kontrabande rinas arrestohet nje person celulare kontrabande rinas

Sondazh

Poll