Aktualitet

Krimet e Rënda lënë në arrest shtëpie Arben Ndokën, ish-deputeti nuk fiton lirinë

25 Shtator 2019, 10:44 Nga DOSJA
Krimet e Rënda lënë në arrest shtëpie Arben

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ndoka u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, i zhvilluar afro një vit më parë. Gjykata rrëzoi kërkesën e Ndokës, duke mos pranuar që t’a lirojë atë gjatë kohës që po zhvillohet procesi i hetimit dhe gjykimit.

Më 7 maj 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikimi të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës. Të njëjtën natë me të u arrestua edhe deputeti tjetër i PS-së, Arben Çuko. Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

Aktualisht ndaj të dy deputetëve Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në seancën e radhës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoka gjykata e krimeve te renda volvo 4 arben ndoka gjykata e krimeve te renda volvo 4

Sondazh

Poll