Sport

Haaland u kap duke përdorur celularin, ndërsa ngiste makinën e tij Rolls-Royc...

Gjithçka ka ndodhur një ditë, pasi ai shënoi pesë gola kundër Leipzig në Champions League

28 Mars 2023, 15:42 Nga DOSJA

Haaland u kap duke përdorur celularin, ndërsa ngiste makinën e

ANGLI - Gazeta angleze ‘The Sun’ zbulon këtë të martë imazhe të Erling Haaland, duke përdorur celularin dhe duke ngarë makinën në të njëjtën kohë. 

Sulmuesi norvegjez i Manchester City ishte duke ngarë Rolls Roycin e tij, me vlerë 341 mijë euro, kur u fotografua duke përdorur celularin me dorën e majtë, ndërsa me të djathtën mbante timonin.

Sipas gazetës, pamjet u kapën një ditë, pasi lojtari 22-vjeçar shënoi pesë gola në fitoren 7-0 të Manchester Cityt ndaj Leipzig në Champions League në mes të këtij muaji.

Haaland u kap duke përdorur celularin, ndërsa ngiste makinën e

Në Angli, kushdo që kapet duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, dënohet me 6 pikë në patentë dhe gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 200 paund (rreth 227 euro). Nëse shoferi ka patentë për më pak se dy vjet, ai mund të humbasë lejen e drejtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...