Sport

Formula 1/ Max Verstappen i tregon vendin Checo Pérez me 'rregullin' e kampionëve...

Kampioni i Formula 1 është kritikuar për qëndrimin e tij. Gjithsesi, holandezi qartëson pozicionin e tij në raport me shokun e skuderisë

28 Mars 2023, 15:23 Nga DOSJA
Formula 1/ Max Verstappen i tregon vendin Checo Pérez me

GJERMANI - Është folur shumë për problemet mes Checo Perez dhe Max Verstappen, por duket se kjo është diçka e natyrshme në Formula 1.

Për të qenë kampion në F1, është e nevojshme të jesh më i mirë se të gjithë pilotët dhe pa konsideratë ndaj tyre, gjë që zakonisht krijon fërkime mes drejtuesve. Kështu është farkëtuar historia e kampionëve botërorë të këtij sporti motorik dhe Verstappen me Checo nuk është përjashtim, por më tepër rregull.

Rasti aktual është vetëm ai i pilotëve të Red Bull, por nuk është asgjë e re. Është Lewis Hamilton, kampioni para Verstappen. Britaniku kishte probleme në atë kohë edhe me shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg dhe mes të dyve pati deklarata kundër tjetrit.

I njëjti rast ishte ai i Sebastian Vettelit, kur dominonte me Red Bullin dhe që kishte mosmarrëveshjet me Mark Ueberin dhe nuk zbatonte urdhrat që favorizonin shokun e skuadrës.

E njëjta gjë ndodhi te Ferrari me Michael Schumacher dhe bashkëlojtarët e tij brazilianë Rubens Barrichello dhe Felipe Massa, të cilët ishin gjithmonë në shërbim të gjermanit në titujt e tij të shumtë.

Historia përsëritet vazhdimisht, tani është radha e Max Verstappen, i cili zakonisht prek Checo Pérez, një pilot që duket se nuk është më i vetëm në dispozicion të kampionit të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Mars 2023, 12:51

Conte del nga heshtja pas largimit!...

ITALI - Nuk kishte më asnjë hije dyshimi. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër drejtuesve të tij, pas barazimit shumë ...