Politike

Mitsotakis takon kryeministrin Zoran Zaev në SHBA: Nuk do e nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës

25 Shtator 2019, 11:11 Nga DOSJA
Mitsotakis takon kryeministrin Zoran Zaev në SHBA: Nuk do e

SHBA- Gjatë takimit me drejtuesit e Ballkanit perëndimor në Neë York, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua të martën në Kombet e Bashkuara me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Në diskutimin e tyre, sipas burimeve qeveritare, cituar nga mediet maqedonase, Mitsotakis vuri në dukje se ai nuk do ta kishte nënshkruar Marrëveshjen e Prespës nëse ai do të kishte qenë në pushtet në vitin 2018.. Ai shtoi se si drejtues i opozitës, kishte bërë gjithçka që të mos ratifikohej” shkruajnë mediat greke.

Por pas ratifikimit të saj, kjo marrëveshje tani është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe për këtë arsye Greqia duhet ta respektojë atë.

Kryeministri i kërkoi homologut të tij maqedonas që të shmangte vonesat në lidhje me aspektet e marrëveshjes, veçanërisht në mbrojtjen e markave tregtare.

Zaev shprehu dëshirën e qeverisë së tij që të mos ketë vonesa, duke pritur zbatimin sa më të shpejtë të të gjitha çështjeve të hapura që lidhen me kursin e pranimit të vendit të tij në BE.

Raportohet se klima në takim ishte e mirë dhe ishte shprehur gatishmëria për të vazhduar nga të dy palët e Marrëveshjes, si dhe çështja e markës tregtare.

Zaev shprehu interesimin e tij për procesin e pranimit. Vihet re se vullneti i Evropës është të ecë përpara me procesin e pranimit për Ballkanin Perëndimor dhe çështja do të diskutohet në Samitin e ardhshëm të BE.

Zaev ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë investimet greke në vendin e tij.

Kryeministri grek nga ana tjetër është shprehur se mungesa e një marrëveshje në të kaluarën nuk ka penguar zhvillimin e investimeve greke.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kyriakos mitsotakis marreveshja e prespes shba zoran zaev kyriakos mitsotakis marreveshja e prespes shba zoran zaev

Sondazh

Poll