Politike

“Zgjedhorja”/ Hajdarit dhe Gjonit s’u del e keqja me Kason: Erdhi këtu dhe minoi konferencën, është ofenduese

25 Shtator 2019, 11:08 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Hajdarit dhe Gjonit s’u del e keqja me Kason:

Tiranë- Deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ka deklaruar se Ivi Kaso erdhi dhe minoi konferencën, madje dhe ofendoi tryezën.

Gjoni ka theksuar se është ofenduese edhe për Komision, që Kaso të vijë dhe të thotë që ky proces është ilegjitim.

DEBATI: 

Hajdari: Vjen Kaso këtu dhe minon procesin e kësaj konference. Reagimi i mëparshëm ishte emocional. Ai ishte i ftuar por jo për të folur i pari.

Gjoni:  Është ofenduese edhe për ju si Komision që ai të vijë dhe të thotë që ky proces është ilegjitim. Mos bën i zhurmuesin politik. Nuk është normale kjo që po bëni. Flisni këtu. Ju jeni dakord që ne të kemi 3 bashkëkryetarë këtu?

Debate në tryezën për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi se vendi ka nevojë për dialog. Në mbledhje opozita kërkoi një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore. Ajo propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Pas këtij propozimi, nga mbledhja u larguan përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi kërkuan edhe ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ivi kaso ralf gjoni rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore ivi kaso ralf gjoni rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll