Politike

Ambasadori Cutillo: T’i hapen tani negociatat Shqipërisë, palët të dialogojnë për reformën

25 Shtator 2019, 10:51 Nga DOSJA
Ambasadori Cutillo: T’i hapen tani negociatat Shqipërisë,

TIRANË- Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka folur për tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, të mbledhur ditën e sotme, ku e pranishme ishte edhe opozita joparlamentare.

Cutillo fton të gjitha forcat politike të ulen në dialog për të zgjidhur problemet që kanë me reformën zgjedhore.

Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore.

BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj”, tha ambasadori Cutillo.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo tryeza e osbe per reformen zgjedhore alberto cutillo tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll