Politike

Vuçiç takon Ramën në SHBA: Në tetor firmosim ‘Shengenin’ e vogël për tarifat doganore

25 Shtator 2019, 10:53 Nga DOSJA
Vuçiç takon Ramën në SHBA: Në tetor firmosim

SHBA– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat serbe ka folur lidhur me takimet që ka zhvilluar në mbledhjen e OKB-së.

Nga Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç  tregoi se ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Në 15 ditëshin e parë të tetorit do të vizitojnë Serbinë. Duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht. Do të krijojmë një “Shengen” të vogël mes tre vendeve, për heqjen e doganave,” u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur nëse do të takohej me Hashim Thaçin për ta përfshirë edhe atë në projekt, Vuçiç u përgjigj me ironi se: Nëse do të ishte i ftuar, do ta kisha takuar edhe atë. Por ai endet korrideve.

Krijimi i një “Shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë ashpër me pretendimin se do të rikthehet ish-Jugosllavia. Një bashkim i ngjashëm u bë pa kohë me rrjetin telefonik, me faturimin e roaming. Brenda disa vitesh, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë tarifa 0. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama presidenti i serbisë serbi aleksander vucic edi rama presidenti i serbisë serbi

Sondazh

Poll