Politike

Sherr i MADH Fino-Gjoni: Jam më i rëndësishëm se ti, flas edhe pa leje! Ik vërdallë ti nja 2 orë, s’ke punë me Damiani

25 Shtator 2019, 11:06 Nga DOSJA
Sherr i MADH Fino-Gjoni: Jam më i rëndësishëm se ti, flas

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino nuk i ka kursyer akuzat ndaj deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni. Në tryezën e OSBE, për Reformën Zgjedhore, Fino u kap me Gjonin, pasi ky i fundit, po kërkonte falje për shkëputjen që opozita e re bëri nga ky komision. Kjo ka sjellë acarimin e Finos, i cili i ka thënë se nuk ka pse të marrë leje për të folur, si edhe i ka kërkuar që të mos ofendohet Damian Gjiknuri, si bashkëkryetar i Komisionit.

Replika e plotë:

Bashkim Fino: Jam anëtar më i rëndësishëm se ky unë. Flas edhe pa dhënë leje, ik kërko falje atje. Të reagojë që në fillim, vjen pas të vjelave, ju. Ju jeni deputetë të partive që ne duam bashkëpunim. Ça? Ne i respektojmë ata, edhe është çështja. Ik nja dy orë ti vërdallë ti vjen këtu na tregon bashkëkryetarin ti. Bashkëkryetarin e kemi tonin ne.

Rudina Hajdari: Nuk thatë absolutisht asgjë. Ju lutem shumë, po prishni rendin. Zoti Gjiknuri, qetësoje pak.

Bashkim Fino: Po unë deri tani të prita ty. Deri tani të prita ty unë.

Rudina Hajdari: S’duhet të pranohej ai person me ato deklarata

Ralf Gjoni: Vazhdoni të bëni pazare në kurrizin e shqiptarëve ju vazhdoni

Rudina Hajdari: Ne kishim një mbledhje për atë që ndodhi. Të lutem shumë, kjo ishte ajo që ndodhi.

Blerina Gjylameti: Zonja Hajdari, duam sqarim nga zonja Hajdari. Keni patur diskutim paraprak për këtë axhendë.

Rudina Hajdari: Unë s’jam këtu për të kthyer përgjigjie, s’jam në konferencë shtypi.

Ralf Gjoni: Jemi anëtarë të këtij komision, na duhet të dimë.

Shoqëria Civile: Më falni, po ne ç’kusur kemi.

Gjiknuri: Ne jemi dakordësuar dhe kjo çështje u mbyll.

Rudina Hajdari: Ishim dakordësuar që Ivi Kaso të vinte, por jo të vinte dhe të minonte procesin.

Ralf Gjoni: Mos bëni zhurmuesin politik këtu, është turp edhe për ju. Jeni dakord që të kemi 3 kryetarë këtu?

Rudina Hajdari: Ju kërkojmë ndjesë edhe për këtë, por ka shumë emocione këtu. Të flasë shoqëria civile se kanë ankesa edhe ata.

Shoqëria Civile: Ngrije dorën përpara, mos shiko vetëm andej.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino ralf gjoni rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore bashkim fino ralf gjoni rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll