Politike

Sherri me Ralf Gjonin, Rudina Hajdari: Më falni për qëparë, ishte reagim emocional

25 Shtator 2019, 10:53 Nga DOSJA
Sherri me Ralf Gjonin, Rudina Hajdari: Më falni për qëparë,

TIRANE- Bashkë-kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari iu ka kërkuar falje të pranishmëve në tryezën për Reformën Zgjedhore për sherrin me deputetin e opozitës së re, Ralf Gjoni.

Hajdari ka thënë se ishte një reagim emocional, pasi u ndryshua rendi i ditës. “Reagimi i mëparshëm ishte emocional, pasi kishte një rend ditë që u ndryshua”-tha Hajdari.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët.

PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll