Politike

Kriza politike/ Kryemadhi: Opozita pro dialogut, largimi i Ramës ishte kusht i Bashës

25 Shtator 2019, 10:55 Nga DOSJA
Kriza politike/ Kryemadhi: Opozita pro dialogut, largimi i Ramës ishte

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gazetarët në selinë e partisë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka komentuar largimin e përfaqësuesve të opozitës nga tyreza e thirrur nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore. 

“Ndoshta ka qenë një reagim emocional i Ivi Kasos, se në kishim rënë dakord që të ishim të pranishëm në këtë mbledhje të parë. Prezenca jonë atje ka qenë për të dhënë një  sinjal se procesi i hapjes së negociatave është me interes. Prezenca e tyre ishte për të treguar se opozita është e gatshme  për çdo tryezë, e cila synon të zgjidhë krizën. Opozita është për dialog institucional. Ne nuk e kemi kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama,  ka qenë nga zoti Basha. Sigurisht opozita përgatitet për çdo situatë politike ku mund  të gjendemi.”-u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e djeshëm të Bundestagut, Kryemadhi u shpreh se kushtet e vendosura ishin “të rënda”. 

Ne mund të themi se kemi menduar se është më i rëndësishëm procesi i integrimit për Shqipërisë, pasi kjo është një mundësi shumë e madhe për qytetarët. Hapja e negociatave është më e rëndësishme se protestat. Kushtet e Bundestagut janë shumë të rënda, që për hir të së vërtetës, ku ne shpresojmë të hapen dhe rezoluta e parlamentit gjerman ishte një mënyrë për t’iu thënë shqiptarëve se ju e meritoni BE, por jo politika shqiptare. Për herë të parë Shqiperise i vendoset një kusht i tillë, në gjithë progres raportet, një nga pikat më të forta që ka pasur ishte fqinjësi e mirë. Për herë të parë i cënohet pozicioni i saj politik dhe diplomatik cështja e fqinjësisë së mirë, domethënë që politika e jashtme shqiptare, pas 30 vitesh eksperiencë ka qenë një nga pikat më të pacënueshme, sot po cënohet, nga një faktor stabiliteti po e kthejnë në faktor destabiliteti.”

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania bllokon negociatat monika kryemadhi monika kryemadhi takim me gazetaret tryeza e osbe per reformen zgjedhore gjermania bllokon negociatat monika kryemadhi monika kryemadhi takim me gazetaret tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll