Politike

Tryeza e OSBE për Reformën, Soreca: Duhet dialog ndërpartiak për të kapërcyer krizën

25 Shtator 2019, 10:02 Nga DOSJA
Tryeza e OSBE për Reformën, Soreca: Duhet dialog ndërpartiak

TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar, lidhur me tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se vendi ka nevojë të plotë për dialog të plotë ndër-partiak për të kapërcyer krizën aktuale politike.

Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të # Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së rrumbullakët për reformën zgjedhore, të lehtësuar nga @OSCE.

“Ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.” shkruan Soreca në twitter.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll